Support TIME. Preserve the truth.
World

Zelensky seeks adaptation to new political reality in the US

Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se Ukraina duhet të përshtatet me realitetet e reja politike në Shtetet e Bashkuara, për të siguruar më shumë mbështetje financiare dhe ushtarake, si dhe për të forcuar mbrojtjen ajrore kundër sulmeve ruse, raporton Reuters.

Zelensky ka theksuar nevojën për të forcuar dialogun me Uashingtonin dhe për të siguruar mbështetjen e të dyja partive kryesore amerikane.

Në një intervistë për televizionin ukrainas TSN, të transmetuar të enjten, Zelensky tha se Ukraina duhet të përshtatet me ndryshimet në skenën politike amerikane, pas zgjedhjeve të mesmandatit, në të cilat demokratët morën kontrollin e Kongresit.

“Ukraina duhet të ecë përpara dhe të përshtatet me realitetin e ri politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, deklaroi ai.

“Duhet të veprojmë shpejt. Pa dyshim, duhet të bashkojmë mbështetjen që marrim nga të dyja partitë. Duke kuptuar ndryshimet në raportin e forcave politike, duhet ta zhvillojmë dialogun në mënyrën e duhur. Besoj se kemi mundësi ta rrisim mbështetjen”, shtoi Zelensky.

Ai tha se Ukraina ka nevojë për paketa të reja ndihme dhe për të siguruar 16 miliardë dollarët që, sipas tij, Uashingtoni kishte premtuar, por që ende nuk ia ka dhënë.

Prioriteti kryesor i Kievit, sipas presidentit ukrainas, është forcimi i mbrojtjes ajrore, ndërsa lufta me Rusinë po i afrohet vitit të pestë. Për këtë, Ukraina ka nevojë për furnizime të mjaftueshme me raketa për sistemet amerikane Patriot.

“Nëse nuk e zgjidhim çështjen e raketave për sistemet Patriot, situata do të bëhet shumë e vështirë për ne”, tha Zelensky. Ai shtoi se sigurimi i tyre mund të bëhet me ndihmën e vendeve evropiane, shteteve të tjera jashtë Evropës dhe Shteteve të Bashkuara.

Javën e kaluar, Departamenti amerikan i Shtetit miratoi shitjen e 500 raketave Patriot PAC-3 për Ukrainën, në vlerë prej rreth 2.1 miliardë dollarësh. Megjithatë, dërgesat e tyre nuk pritet të bëhen para fillimit të viteve 2030.

Zelensky tha gjithashtu se po punon për të siguruar një numër të mjaftueshëm avionësh luftarakë F-16 funksionalë për pesë deri në gjashtë muajt e ardhshëm.

Ndërkohë, Ukraina po përgatitet për një tjetër dimër nën sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike. Zelensky tha se situata më e vështirë është në Kiev.

Ai bëri të ditur gjithashtu se zyrtarë të Bashkimit Evropian, NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara, të cilët u takuan këtë javë në Bruksel, po punojnë për propozime lidhur me garancitë e sigurisë për Ukrainën pas përfundimit të luftës. Sipas tij, në këtë drejtim është shënuar njëfarë përparimi.