Support TIME. Preserve the truth.
football

Albania's list for the decisive matches is published

Albania

Përzgjedhësi i Shqipërisë në futboll, Rolando Maran, ka publikuar të premten listën e lojtarëve në të cilët llogaritë për ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë. Janë këto ndeshjet e fundit të kuqezinjve në Ligën C1 të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Shqipëria më 12 nëntor e pret Finlandën në “Air Albania”, ndërsa më 15 nëntor luan ndaj Bjellorusisë në terren neutral, përkatësisht në Budapest të Hungarisë. 

Janë ndeshje vendimtare sa i takon garës për vendin e parë në grup dhe promovimit në Ligën B.

Shqipëria është e para në grup me nëntë pikë. Bjellorusia dhe Finlanda kanë nga shtatë pikë dhe mbajnë pozitat dy e tre. San Marino është pa pikë në vendin e fundit.

Kuqezinjtë grumbullohen të hënën.