Support TIME. Preserve the truth.
World

Russia was preparing an attack near the Polish border, to blame Ukraine

Poland

Shërbimet ruse të inteligjencës po përgatitnin një akt sabotimi dhe një sulm të inskenuar pranë kufirit të Polonisë me enklavën ruse të Kaliningradit, në fund të tetorit ose në fillim të nëntorit, për të cilin do të fajësohej Ukraina, ka raportuar gazeta polake “Rzeczpospolita”.

Sipas gazetës, e cila citon zyrtarë të lartë polakë, plani përfshinte depërtimin përtej kufirit dhe sulmin ndaj një objekti, përfshirë edhe një sulm në territorin e vetë Rusisë. Operativët rusë llogarisnin që sulmi të shkaktonte një numër të madh viktimash.

“Duhej të ngjante me diçka të ngjashme me incidentin e Gliwices. Qëllimi ishte ndalimi i ndihmës për Ukrainën”, ka thënë njëri prej burimeve për gazetën.

Në incidentin e Gliwices në vitin 1939, Gjermania naziste inskenoi një sulm ndaj një radiostacioni gjerman, të cilin më pas e përdori si pretekst për pushtimin e Polonisë.

Sipas gazetës, paralajmërimi për kërcënimin erdhi nga shërbimet partnere të inteligjencës.. Paralajmërime të ngjashme kishin marrë edhe shërbimet e sigurisë në Lituani, Letoni dhe Estoni.

Në përgjigje të këtij kërcënimi, Polonia ka dërguar rreth 180 pjesëtarë të policisë së reagimit emergjent dhe të njësisë kundër terrorizmit në zonën kufitare. Gjithashtu, janë përforcuar pikat e Gardës Kufitare dhe stacionet policore, ndërsa në rajon janë dërguar pjesëtarë shtesë të Agjencisë së Sigurisë së Brendshme (ABW).

Muajt e fundit, Rusia është përpjekur të shfrytëzojë marrëdhëniet e tensionuara mes Polonisë dhe Ukrainës, të rënduara nga mosmarrëveshjet për çështje historike, përfshirë qëndrimet ndaj Ushtrisë Kryengritëse të Ukrainës (UPA), e cila lidhet me masakrën e polakëve në Volhinë në vitin 1943.