Support TIME. Preserve the truth.
World

France accuses Iran of cyberattack on country's refrigerators

Franca frigoriferet

Photo: Associated Press

Franca ka akuzuar Iranin se qëndron pas sulmeve kibernetike që prekën frigoriferët dhe ngrirësit në supermarketet e vendit.

Duke folur në një konferencë për media, ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, ka thënë se Irani do të përballet me pasoja.

Ndërkohë, prokuroria e Parisit ka njoftuar se ka nisur një hetim ndaj drejtuesit të një njësie të sulmeve kibernetike, e lidhur me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit.

Sulmi kibernetik i muajit të kaluar ka bërë që frigoriferët dhe ngrirësit në qindra supermarkete në të gjithë Francën të ngroheshin, duke shkaktuar prishjen e produkteve të freskëta dhe ushqimeve të ngrira, me vlerë të përllogaritur në miliona euro.

Irani ende nuk ka reaguar ndaj këtyre akuzave.