Support TIME. Preserve the truth.
World

14 dead in traffic accident in UAE, over 23 vehicles involved

United Arab Emirates

Të paktën 14 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar pasi një shofer i një kamioni humbi kontrollin dhe goditi  disa automjete në Fujairah, në Shtetet e Bashkuara Arabe, ka njoftuar ministri i Brendshëm.

Në aksident u përfshinë 23 automjete, përfshirë pesë kamionë. Ngjarja ndodhi në hyrje të emiratit lindor, në një zonë ku trafiku po lëvizte ngadalë, pak para mesnatës.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, nga përplasja kamioni mori flakë, ndërsa zjarri u përhap edhe në disa automjete të tjera, duke shkaktuar numër të madh viktimash.

Policia e Fujairahut bëri të ditur se 30 persona janë lënduar dhe janë dërguar në spital. Ndërkohë, për identifikimin e trupave të viktimave po përdoren testet e ADN-së.

Disa nga viktimat ishin shtetas të Emirateve të Bashkuara Arabe, njoftoi policia.

Konsullata e Indisë në Emiratet e Bashkuara Arabe konfirmoi se në mesin e viktimave ka edhe shtetas indianë. Ajo bëri të ditur se ka kontaktuar familjet e viktimave dhe po bashkëpunon me autoritetet lokale për t'u ofruar ndihmë dhe mbështetje.

Zyrtarët thanë se kamioni fillimisht u përplas me një automjet tjetër, para se të përmbysej dhe të godiste automjetet e tjera që kishin ndaluar për shkak të trafikut të ngadalësuar.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar ekipet emergjente, përfshirë policinë, ndihmën e shpejtë dhe mbrojtjen civile, të cilat kanë shuar zjarrin, kanë transportuar të lënduarit në spitale dhe kanë siguruar zonën. Ekipet e specializuara vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e aksidentit.