Support TIME. Preserve the truth.
football

Materazzi says he could have died from Zidane's headbutt

Marco materazzi

Ish-mbrojtësi i Italisë, Marco Materazzi, thotë se ka qenë me fat që nuk ka pasur lëndime serioze kur Zinedine Zidane e qëlloi me kokë në finalen e Kupës së Botës 2006. Ai këto komente i ka thënë pas vdekjes së sulmuesit spanjoll të Tenerifes, Jesus de Miguel, i cili javë më parë u përplas me portierin e FC Andorras dhe më pas vdiq në spital. Ishte ndeshje e kategorisë së dytë të futbollit spanjoll.  

Zidane, atë kohë kapiten i Francës, u përjashtua nga loja pasi me kokë e qëlloi në gjoks Materazzin, para se Italia të fitonte në ekzekutimin e penalltive. 

Zidane, tani përzgjedhës i Francës, ka thënë muajin e kaluar se nuk është krenar për veprimin, por nuk i bie pishman. 

Materazzi ka thënë se ai incident, njëri prej momenteve më të famshme në histori të Kupës së Botës, ende e shqetëson edhe pse kanë kaluar 20 vjet. 

“Vdekja e Jesus de Miguelit më ka bërë ta falënderoj Zotin që asgjë nuk më ka ndodhur mua”, ka thënë italiani në një intervistë dhënë për “La Gazzetta dello Sport” të enjten. 

Materazzi, i cili ka luajtur për Evertonin dhe Interin si mbrojtës, ka thënë se ai dhe Zidane e kanë lënë pas atë episod kur u takuan në një ndeshje në vitin 2010. Por, më vonë Zidane e mohoi atë që e kishte përshkruar Materazzi. 

“Kur ai më pa mua, hezitoi paksa, madje u kthye prapa”, ka thënë Materazzi. 

“Por unë iu afrova dhe ia dhashë dorën. I thash ‘jam krenar që u takuam këtu, askush nuk mund të na shoh këtu. Ai më tha ‘mos ki merak, këto gjëra ndodhin, është e kaluar’. Është turp që ai ka mohuar çdo gjë, duke thënë se ai mendoi se isha tifoz”.