Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Shiroka-Pula: Economic empowerment of women is required

Justina Shiroka-Pula,

Për rëndësinë e fuqizimit ekonomik të grave, ka folur sot presidentja Justina Shiroka-Pula, në “Konferencën Rajonale për Gratë Ndërmarrëse”. Ajo ka theksuar rëndësinë e bizneseve të udhëhequra nga gratë, dhe nevojën për mbështetjen e tyre, duke u ofruar mundësi të barabarta

Rezana Bozhlani

Në edicionin e pestë të Konferencës Rajonale për Gratë Ndërmarrëse, presidentja Justina Shiroka Pula teksa ka vlerësuar pjesëmarrjen e grave në biznese, ka folur edhe për problemet ekonomike, me të cilat përballen gratë në Kosovë.

Shiroka-Pula ka thënë se gratë në biznes kanë nevojë për mbështetje nga shteti.

“Kur gratë kanë mundësi të zhvillojnë bizneset e tyre, përfiton e gjithë shoqëria, krijohen vende pune, rritet konkurrenca, dhe forcohet ekonomia. Megjithatë gratë ende përballen me pengesa, në qasje në financim, tregje dhe rrjete biznesi. Prandaj duhet të  krijojmë kushte që ato  jo vetëm të hapin biznese por edhe t’i zhvillojnë dhe t’i zgjerojnë ato”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari Lila, njoftoi për hapjen e një skeme të re, të granteve për inovacion.

“Jam e lumtur t’ju them se kemi një skemë të re për grant për inovacion, një sektor i cili ka shënuar rritje të vazhdueshme në Republikën e Kosovës. Deri më 30 tetor është hapur skema për aplikim me vlerë prej një milion eurosh”.

Konferenca është organizuar nga Ministria e Industrisë me qëllim forcimin e rrjetit të biznesit të grave, i formuar në muajin mars.