Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për siç ka thënë “dështimin e Lojërave Mesdhetare”.
Ai ka reaguar pasi që kryeministri Albin Kurti në seancën e mbajtur të enjten ka thënë se janë duke i bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e Lojërave Mesdhetare por se sipas tij mungesa e unitetit të brendshëm po e rrezikon organizimin e Lojërave Mesdhetare.
Kurti has stated that they have very good communication with the Olympic Committee, but not with the Municipality of Pristina.
E Rama e ka akzuar se po tenton që për dështimin e tyre t’ia hedh fajin Komunës së Prishtinës.
“Kryeministër, paske provu me ia bartë Prishtinës fajin për dështimin e “Lojërave Mesdhetare”! Në komunikimin e fundit, ‘Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare’ thotë se takimi është anulu për këto arsye! 1. Pagesa s’është kry. 2. Emrat e delegacionit s’janë dërgu. 3. Nuk jeni përgjigjë në email-a”, ka shkruar Rama në një status në Facebook.
Ai ka thënë se për të gjitha këto përgjegjëse është Qeveria.
“Kush ka pasë me i bo këto? 1. Qeveria. 2. Qeveria. 3. Qeveria. Qikaq e thjeshtë është!”, ka shkruar Rama.