Kuvendi i Kosovës në seancën e mbajtur të enjten ka miratuar tri marrëveshje ndërkombëtare.
Deputetët kanë ratifikuar Konventën për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore të huaja në çështjet civile apo tregtare si dhe Konventën për marrëveshjen për zgjedhjen e gjykatës.
Gjithashtu është ratifikuar edhe Protokolli për ndryshimin e marrëveshjes mbi statusin dhe funksionet e Komisionit ndërkombëtar për persona të zhdukur.