Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Fighting discrimination and community inclusion, the focus of the regional summit in Kosovo

Albin Kurti

Photo: KP

Në edicionin e gjashtë të samitit rajonal “Për luftimin e diskriminimit racor ndaj komuniteteve”, kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se kontributi i komuniteteve në Kosovë është edhe pjesë e situatës dhe sukseseve të vendit, derisa potencoi se ky samit është dëshmi e përkushtimit për barazi e dinjitet njerëzor, raporton KosovaPress.

Kurti assessed that the inclusion of communities in society is a matter of citizens' rights and not a matter of privilege.

“Ky samit është dëshmi e përkushtimit të vazhdueshëm për barazi, drejtësi dhe dinjitet njerëzor, por edhe për angazhim të pandërprerë që vetëm sa shtohet, meqënëse barazia nuk arrihet njëherë e përgjithmonë. Ajo ndërtohet, mbrohet dhe avancohet çdo ditë...Përfshirja e komuniteteve është çështje e të drejtave të qytetarëve dhe e detyrave të institucioneve, jo e privilegjit apo e favorizimit”, tha Kurti.

The Swiss Ambassador to Kosovo, Anne-Lise Cattin Hennin, said that combating racial discrimination against communities is an important topic for Switzerland and congratulated the Government for organizing this summit.

She said that this summit offers a good opportunity for all Balkan partners to advance community involvement and exchange experiences.

“Tani në edicionin e tij të gjashtë, ky samit pasqyron një angazhim të fortë dhe të qëndrueshëm ndaj dialogut, bashkëpunimit rajonal dhe veprimit kolektiv. Ai ofron një mundësi të rëndësishme për partnerët e Ballkanit Perëndimor jo vetëm për të avancuar përfshirjen, por edhe për të shkëmbyer përvoja, për të adresuar sfidat e përbashkëta dhe për të forcuar përgjigjet rajonale. Diskriminimi dhe antiziganizmi vazhdojnë të kufizojnë mundësitë e barabarta dhe pjesëmarrjen e plotë në shoqëri për komunitetet romë, ashkali dhe egjiptianë. Trajtimi i këtyre sfidave nuk është vetëm çështje e të drejtave themelore; është gjithashtu thelbësor për ndërtimin e një shoqërie më kohezive, elastike dhe të begatë”, tha ajo.

The Director of the Office for Good Governance within the Prime Minister's Office, Habit Hajredini, said that it is still challenging to implement good policies for communities in practice, with particular emphasis on the local level.

“Sfida mbetet zbatimi i këtyre politikave në praktikë, veçanërisht në nivel lokal. Duhet të forcojmë përgjegjësinë institucionale, koordinimin dhe mbështetjen buxhetore në mënyrë që të drejtat dhe mundësitë e barabarta t'i garantojmë për secilin qytetar. Në këtë drejtim, Zyra për Çështje të Mirë, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, do të vazhdojë të forcojë koordinimin ndërinstitucional në nivel qendror dhe lokal”, tha Hajredini.

Në këtë samit morën pjesë përfaqësues të institucioneve dhe shoqërisë civile./KP