Në mbledhjen e Komisionit hetimor parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nënkryetari i këtij komisioni, Adnan Rrustemi tha se duhen tre ekspertë të jashtëm.
“Në përputhje me vendimin e Komisionit, neve na duhet angazhimi i tre ekspertëve ne tre fusha të ndryshme. E para, një ekspert i fushës penale që do të na ndihmojë në aspektin e veprimeve dhe mosveprimeve në institucionet e drejtësisë, një ekspert për punë sociale që është i domosdoshëm të na ndihmojë në raportin dhe komunikimin me QPS-në dhe punëtorët social dhe një ekspert për dhunën në familje”, tha Rrustemi.
Anëtarja e komisionit, Besa Kabashi Rama tha se për ekspertin që do të merret me pjesën sociale duhet një kandidat që ka eksperiencë në mbrojtjen e fëmijëve.
“Për dimensionin social, kemi nevojë për dikë që ka ekspertizë në vlerësimin e qendrave për punë sociale dhe dikush që ka pasur eksperiencë në mbrojtjen e fëmijëve. Po e shoh të nevojshme se nëse identifikojmë një kandidat që mundet se paku me u përafru, këtu po e shoh si hallkën më të sfiduar të kandidatëve”, tha Rama.
One of the candidates mentioned in the social dimension section was Skender Kandiq, who received the support of commission member Osman Musliu.
As for the criminal part, Rrustemi gave his support to candidate Emina Avdyli.
Ndërsa Rama, për eksperten që do të merret me dhunën gjinore dha mbështetje për Besarta Breznica, për çështjen penale ishte Alban Krasniqi, ndërsa për dimensionin sociale, ajo vlerësoi ishte Shpresa Gjocaj dhe Skender Kandiq./KSP