Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Kurti seeks France's help to grant Kosovo candidate country status

Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në kuadër të vizitës në Paris, ka thënë se gjatë diskutimit me përfaqësues të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Çështje Evropiane, në Asamblenë Kombëtare të Francës, ka folur për rëndësinë e rolit të Francës në raport me Kosovën.

Kurti ka thënë se dialogu politik me presidentin Emmanuel Macron ka hapur mundësi për thellim të partneritetit, porse edhe aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE po e pret hapin e radhës nga viti 2022.

Kurti ka thënë se Kosova është e gatshme të pranojë pyetësorin për të lëvizur përpara, dhe ka kërkuar ndihmën e Francës në sigurimin e vendimit nga Këshilli Evropian.

“Aplikimi ynë për anëtarësim në BE po pret hapin e radhës që nga dhjetori i vitit 2022. Kërkojmë statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave. Besojmë se kjo do t’i kontribuojë më tej paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe do të përforcojë institucionet tona demokratike dhe do të rrisë prosperitetin për popullin tonë. Kryeministri Kurti theksoi se Republika e Kosovës është e gatshme të pranojë pyetësorin dhe të lëvizë përpara, ndërsa kërkoi ndihmën e Francës në sigurimin e vendimit nga Këshilli Evropian”, citohet të ketë thënë Kurti gjatë këtij diskutimi.