Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Haradinaj: There will be no new arrests, staff at The Hague is being reduced

Nasim Haradinaj

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj ka thënë se nuk do të ketë arrestime të reja nga Specialja në Hagë siç po pretendohet.

Haradinaj në emisionin “Interaktiv” në KTV, është shprehur se ka informata të sakta se nuk do të ndodhë një gjë e tillë pasi stafi i Gjykatës Speciale po zvogëlohet.

“Me projektaktakuzën e Hashim Thaçit të parën që e ka pasur dhe që ne e kemi publikuar si OVL e UÇK-së, kanë qenë ata emra që përmenden kur është shpallur aktgjykimi për katërshen e UÇK-së. Ka qenë edhe emri i Xhavit Halitit se kishte harruar ta përmendte gjykatësi. Ajo ka qenë vetëm projektaktakuzë. Kur është ngritur pastaj aktakuza kanë rënë ata emra. Kjo Gjykatë është e interesuar ta përfundojë këtë mision, nëse e ka pasur mision ta dënojë Kosovën, kjo e kreu. Por, që do të ketë materiale tjera, s’janë të interesuar të vazhdojnë. Në bazë të informatave të mija të sakta atje personeli është duke u zvogëluar”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj tutje ka shtuar se fakti që gardianët të cilët kanë qenë të punësuar atje po kërkojnë të punësohen nëpër institucione të tjera, “tregon se ata e dinë se kjo nuk do të zgjasë”.

Read other updates
Nasim Haradinaj

Haradinaj: Urani Ismaili played a trick on Përparim Gruda for the Special Law

The former vice-president of the Organization of KLA War Veterans (OVL-UKK), Nasim Haradinaj, has accused the vice-president of...