Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Rita Augestad Knudsen, ka marrë pjesë në darkën e shtruar sonte në Pallatin Elysee nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe Zonja e Parë, Brigitte Macron, për liderët dhe personalitetet pjesëmarrëse në Forumin e Paqes në Paris.
“Bashkë me Ritën ishim të nderuar të marrim pjesë në darkën e shtruar nga Presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë Brigitte Macron, në Pallatin Élysée, në kuadër të Forumit të Paqes në Paris”, ka shkruar Kurti në Facebook.
VIDEO:
Gjatë qëndrimit në Paris, Kurti ka zhvilluar edhe një varg takimesh. Ai është takuar me presidentin e Senatit të Francës, Gerard Larcher, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet Kosovë-Francë, zhvillimin ekonomik, si dhe aspiratat e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO.
Kurti është takuar edhe me kryetarin e Parisit, Emmanuel Gregoire, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin në fushën e banimit të përballueshëm dhe social, si dhe për forcimin e lidhjeve kulturore mes Kosovës dhe kryeqytetit francez.
Para hapjes së Forumit të Paqes, Kurti ka zhvilluar takim edhe me disa personalitete franceze që kanë kontribuar në çështjen e Kosovës, përfshirë ish-ministrin francez të Mbrojtjes, Alain Richard, si dhe figura nga akademia, kultura dhe drejtësia ndërkombëtare. Në këto takime është diskutuar për zhvillimet demokratike, ekonomike e të sigurisë, si dhe për vendimin e 16 shtatorit të Gjykatës Speciale dhe përpjekjet për ndryshimin e tij në apel.
also
Kurti expects the new Serbian government to recognize Kosovo's independence
Ndërkaq, në kuadër të Forumit të Paqes, Kurti ka marrë pjesë në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies After War”, ku ka folur për demokracinë, zhvillimin ekonomik e social, arsimin dhe rëndësinë e investimeve në infrastrukturë.
Vizita e Kurtit në Francë nisi më 7 nëntor. Darka është pjesa përmbyllëse e kësaj vizite.