Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

Some citizens protest in front of the Government, demand Kurti's resignation

protest

Disa qytetarë janë mbledhur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti dhe qeverisë së tij.

Organizatori Durim Aliu ka thënë se numri i vogël i protestuesve nuk i dëshpëron e as nuk i zmbraps nga vendimi për të dalë e për të protestuar.

“Ne e dimë që shumica nuk guxojnë të dalin këtu për arsye se e rrezikojnë vendin e tyre të punës. Ne e dimë që ky regjim i Albin Kurtit nuk e ka shumë larg me ecë prej këtu. Nuk do të ndalemi me protesta, do ta mbushim sheshim me qytetarë”, ka thënë ai.

Protesta është shoqëruar me thirrjet “Poshtë regjimi i Albin Kurtit” dhe “Dorëheqje”.

No description available.