Disa qytetarë janë mbledhur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti dhe qeverisë së tij.
Organizatori Durim Aliu ka thënë se numri i vogël i protestuesve nuk i dëshpëron e as nuk i zmbraps nga vendimi për të dalë e për të protestuar.
“Ne e dimë që shumica nuk guxojnë të dalin këtu për arsye se e rrezikojnë vendin e tyre të punës. Ne e dimë që ky regjim i Albin Kurtit nuk e ka shumë larg me ecë prej këtu. Nuk do të ndalemi me protesta, do ta mbushim sheshim me qytetarë”, ka thënë ai.
Protesta është shoqëruar me thirrjet “Poshtë regjimi i Albin Kurtit” dhe “Dorëheqje”.
