KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Συγκινητική στιγμή του αρχηγού της Μπάγερν με τον προπονητή της Ντόρτμουντ

Joshua Kimmich

Pas kthimit në fushën e gjelbër, kapiteni i Bayernit, Joshua Kimmich, ka folur hapur për vdekjen e babait të tij dhe për një moment prekës që ndau me trajnerin e Borussia Dortmundit, Niko Kovaç.

Bayerni e Dortmundi luajtën 2:2 të shtunën mbrëma, në derbin më të madh të Bundesligës. Ndeshja i takoi xhiros së tetë. Kimmich e luajti ndeshjen e parë pas vdekjes së babait.

Kimmich dhe trajneri i Dortmundit, Niko Kovaç, u përqafuan në afërsi të fushës.

“Ai më ka dërguar mesazh edhe më herët gjatë javës. Më është dukur diçka shumë e veçantë, shumë domethënëse”, ka thënë Kimmich, shkruan “Kicker”. “Prandaj e falënderova”, ka shtuar ylli gjerman.

Kovaç ishte trajneri i Kimmichut në Mynih për më shumë se 60 ndeshje. Trajneri e vlerësoi veprimin e tij “krejtësisht normal”, duke shtuar se ishte “gjëja më e vogël që mund të bëhej”.

Kimmich mungoi në tri ndeshje pasi i vdiq babai.

“Java e fundit ishte jashtëzakonisht e vështirë për familjen time, e po ashtu për mua. Babai im ishte gjithmonë aty me mua. Ai qëndroi në krahun tim dhe më mbështeti gjatë gjithë kohës. Ai besonte tek unë edhe në periudhat kur unë nuk besoja te vetvetja. Kjo është arsyeja pse rikthimi është kaq i vështirë, sepse pikërisht kur jam në fushë e gjej veten duke menduar më shumë për të”, ka thënë Kimmich.

Për mesfushorin megjithatë ishte shumë e rëndësishme të kthehej, të përpiqej t’i kthehej jetës së përditshme, ndonëse ndonjëherë dëshiron që bota të ndalet për një çast.

“Për mirë apo për keq, ajo vazhdon të rrotullohet. Prandaj jam i lumtur që jam kthyer”.

Ai e ka vlerësuar edhe përkrahjen e federatës gjermane dhe të Bayernit. Pjesëmarrja e drejtuesve të federatës dhe Bayernit në funeral ishte e veçantë për futbollistin dhe familjen e tij.

“Kjo më konfirmon se ndodhem pikërisht në vendin e duhur”.

Drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl, mbeti i impresionuar nga kthimi i Kimmichut.

“Hyri në fushë si lider. Ai më kishte lënë përshtypje të forta edhe më parë, por këtë herë edhe më shumë”, ka thënë Eberl.

Kimmich, që ka 116 paraqitje për Gjermaninë, thotë se në fund të fundit është vetëm futboll. Ai e di që shëndeti ka më së shumti rëndësi. Ai foli edhe për tre lojtarët e Bayernit që rrezikojnë të mungojnë gjatë, Ismael Saibarin, Serge Gnabryn dhe Michael Olisen.

“Pavarësisht rezultatit, mund të themi se po kalojmë disa javë vërtetë të vështira”, ka thënë Kimmich.