Support TIME. Preserve the truth.
Arberi

The FVA temporarily bans the production of pleskavica by the company "Buquku"

The FVA temporarily bans the production of pleskavica by the company "Buquku"

FOTO: Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka ndaluar përkohësisht prodhimin e produktit “Pleskavicë Buquku 0.5 kg”, pasi analizat laboratorike kanë evidentuar nivele të bakterit Escherichia coli (E. coli) mbi pragun e lejuar.

Sipas njoftimit të AUV-së, produkti është prodhuar nga kompania “Buquku” në Pejë, me numër aprovues RKS-144 dhe datë prodhimi 12 nëntor 2026.

Agjencia ka bërë të ditur se, sipas raportit laboratorik, mostrat e analizuara nuk i kanë përmbushur kriteret mikrobiologjike të përcaktuara për higjienën e procesit të prodhimit.

Për këtë arsye, inspektorët kanë urdhëruar ndalimin e përkohshëm të prodhimit të këtij produkti dhe tërheqjen e sasive të mbetura nga tregu.

Kompania është obliguar të identifikojë burimin e kontaminimit, të dokumentojë gjurmueshmërinë e produktit dhe të ndërmarrë masa për përmirësimin e higjienës gjatë prodhimit, kontrollin e lëndës së parë dhe funksionimin e sistemit të vetëkontrollit HACCP.

Sipas AUV-së, prodhimi nuk do të mundë të rifillojë pa u eliminuar mangësitë e konstatuara, pa u konfirmuar përmes analizave laboratorike përmbushja e kritereve mikrobiologjike dhe pa u riverifikuar kushtet e prodhimit nga inspektorët e Agjencisë.