Support TIME. Preserve the truth.
football

Bayerni me mungesa, ndeshje e vështirë për Dortmundin

Bavaria

Bayern Muncheni të shtunën nga ora 15:30 do të përballet me Hamburgun në udhëtim, por skuadra e Vincent Kompanyt do të ketë disa mungesa të rëndësishme.

Kampioni gjerman nuk do të mundë të llogarisë shërbimet e Harry Kanet, Jamal Musialas, Michael Olises, Alphonso Daviesin, Serge Gnabryn, Manuel Neuerin dhe Ismael Saibarin. Të gjithë futbollistët janë të lënduar. 

Me gjithë këto mungesa, Hamburgu synon t’i shkaktojë vështirësi gjigantit gjerman.

Bayerni humbi javën e kaluar edhe pozitën e parë në tabelë, pasi barazoi 1:1 në shtëpi ndaj Kolnit.

Bavarezët renditen në pozitë e dytë me 22 pikë. Dy pikë më shumë ka Borussia Dortmundi që është lider. 

Bayerni pas dhjetë xhirove ka gjashtë fitore dhe katër barazime. 

Së bashku me Dortmundin janë dy skuadrat e vetme këtë edicion që ende nuk kanë pësuar disfatë. 

Bayerni përballet me Hamburgun pas humbjes 2:1 ndaj Lille në Ligën e Kampionëve, e cila i dha fund serisë prej 22 ndeshjesh pa humbje."

Megjithatë, Bayerni në ndeshjet si mysafir ka 31 ndeshje radhazi pa humbje, me 23 fitore dhe 8 barazime. 

Hamburgu ka humbur 75 ndeshje kundër Bayernit. Asnjë ekip tjetër nuk ka humbur kaq shumë ndeshje ndaj Bayernit.

Për më tepër, Hamburgu nuk ka arritur ta mposhtë Bayernin në 21 përballjet e fundit, që nga viti 2009. Gjatë kësaj periudhe, ka regjistruar vetëm 4 barazime dhe 17 humbje. 

Ndërkohë liderin Dortmundin të dielën e pret një ndeshje shumë e vështirë. 

Dortmundi nga ora 19:30 e pret Bayer Leverkusenin, që e zë vendin e pestë me 19 pikë.