Daniel Kahneman, i cili fitoi çmimin Nobel për teoritë e tij pioniere mbi ekonominë e sjelljes, ka vdekur në moshën 90-vjeçare, raporton CNN.
Psikologu izraelito-amerikan vdiq të mërkurën, sipas një njoftimi nga Universiteti Princeton, fakultetit të cilit ai i ishte bashkuar në vitin 1993. Shkaku i vdekjes së tij nuk u bë i njohur.
Kahneman, gjithashtu shkroi librin shumë të shitur “Thinking, Fast and Slow”.
Kahneman lindi në Tel Aviv në vitin 1934. Ai studioi matematikë dhe psikologji në Universitetin Hebraik në Jerusalem dhe më pas përfundoi doktoraturën në Berkeley, Kaliforni, ku studioi statistikat dhe psikologjinë e perceptimit vizual.
Më pas, në moshën 27-vjeçare, ai u kthye në Universitetin Hebraik si ligjërues dhe filloi partneritetin e tij të famshëm me Amos Tversky, gjithashtu një profesor psikologjie në po atë universitet.
Në vitin 2002, gjashtë vjet pas vdekjes së Tverskit, Kahneman fitoi çmimin Nobel për Ekonomi.
Kahneman integroi njohuri nga psikologjia në ekonomi, veçanërisht në lidhje me gjykimin njerëzor dhe vendimmarrjen nën pasiguri, sipas Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave në citimin e saj në atë kohë.
-
Fituesi i Çmimit Nobel në fizikë, Chen Ning Yang, vdiq në moshën 103-vjeçare
-
Gjendet i vdekur në Paris një rekrutues modelesh që kishte lidhje me Epsteinin
-
Vdiq ikona angleze, Kevin Keegan
-
Vdiq senatori amerikan, Lindsey Graham
-
Të moshuarit që ecin më shpejt kanë deri në 50 për qind më pak rrezik për rënie të funksioneve të trurit