Organizata botërore ESL që organizon turnetë më të mëdhenj në CS:GO, përfshirë edhe atë Major që po mbahet në Rio, ka shkruar fjalë të mëdha për ekipin kosovar Bad News Eagles.
Bad News Eagles është eliminuar të hënën në fazën Legends të Majorit në Rio. Pësoi nga ekipi ukrainas NAVI me 2:0 me mapa.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë dielën BNE-ja bëri sensacion duke mposhtur ekipin numër një në botë FaZe Clan, fituesin e Majorit të fundit në Antwerp.
“Për fat të keq kaq ishte nga Bad News Eagles këtu në Majorin në Rio. E dimë se është vetëm fillimi për këta djem, që eliminuan kampionët e Majorit të kaluar dhe fituan gjitha zemrat”, ka shkruar ESL në Facebook.