E-sports

CS:GO, BNE triumfon ndaj ekipit spanjoll Movistar Riders

 

Ekipi kosovar në videolojën CS:GO, Bad News Eagles ka triumfuar 2:1 të shtunën mbrëma ndaj ekipit spanjoll Movistar Riders, duke mbajtur të gjalla shpresat për të triumfuar në turneun CCT 2023 Online Finals 1.

BNE triumfoi 16:11 në hartën “Anubis”, ndërsa pësoi 16:12 në “Ancient”. Në hartën “Overpass” triumfoi 16:7. BNE sfidën e radhës do ta ketë ndaj ekipit polak 9INE.