Bad News Eagles është kualifikuar në gjysmëfinale të turneut “Eastern European Masters Spring 2023”.
Të shtunën mbrëma, BNE-ja mposhti ekipin turk Eternal Fire.
Ekipi kosovar triumfoi 16:12 në hartën “Vertigo”.
Në gjysmëfinale, BNE-ja përballet me Cloud9 të Rusisë.
BNE-ja pati rekord 2:1 në grup. Mposhti iNation e Serbisë, por u mposht nga Voyvoda e Bullgarisë.