Ekipi i Kosovës në videolojën CS:GO, Bad News Eagles, sonte do të luajë në finale të turneut “CCT Centra Europe Malta”.
Bad News Eagles në turneun në Maltë, ku fituesi merr 50 mijë dollarë, ka arritur të shënojë deri tash 4 fitore nga po aq lojë të luajtura.
Fillimisht mposhti në grup ekipin turk Eternal Fire dhe ekipin rus forZe, ndërsa të shtunën në plejof mposhti me 2:0 ekipin spanjoll Movistar Riders dhe me 2:1 ekipin turk Eternal Fire.
Në finale, sonte prej orës 19:30, do ta presë fituesin e duelit mes Eternal Fire dhe ENCE.