E-sports

Krijuesi i videolojës “Fortnite” pajtohet të paguajë 275 milionë dollarë dëmshpërblim

Fortnite
 

Kompania që ka krijuar videolojën “Fortnite”, është pajtuar të paguajë 275 milionë dollarë në dëmshpërblime civile si pjesë e një marrëveshje për të zgjidhur shkeljet e pretenduara të Aktit për Mbrojtje Online të Privacisë së Fëmijëve (COPPA).

Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së, së bashku me Komisionin Federal të Tregtisë (FTC), ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes.