E-sports

Caktohen duelet: Shqiponjat e Kosovës sot përballen me një tjetër favorit të madh

 

Pas fitores historike që ndodhi të dielën mbrëma ku “Bad News Eagles” nga Kosova dërguan më të mirët e botës në shtëpi, sot ata do të përballen me një tjetër favorit.

Rrugëtimin e tyre e vazhdojnë kundër ekipit “Natus Vincere”, i njohur si “NAVI”. Ekipi i përbëre nga tre ukrainas dhe dy rusë, në “Majorin e Antwerpit” këtë vit, ishte finalist, kurse vitin e kaluar në Stokholm kishte fituar vendin e parë.