E-sports

Tundra ESports fiton turneun më të madh të Dota 2

Ekipi me seli në Britani, Tundra ESports ka fituar turneun më të madh të Dota 2 që është mbajtur në Singapor.

Ekipi i përbërë nga lojtarë nga shtete të ndryshme, por me seli në Britani, dominoi turneun “The International” në Singapor, duke fituar kështu 8.49 milionë euro.

Tundra Esports e përfundoi turneun pa humbje. Në finale mposhti Team Secret.