Ekipi kosovar në CS: GO, Bad News Eagles, ka demoluar ekipin legjendar danez Astralis me rezultatin 16:3, në duelin në kuadër të eliminatoreve për turneun e madh Major që do të mbahet në Rio de Janeiro në Brazil.
Dueli u luajt në hartën Ancient. Ekipi kosovar dominoi tërësisht.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Bad News Eagles është fitorja e dytë në eliminatoret për Majorin në Rio, ku fondi i shpërblimeve është 1.25 milionë euro.
Fitoi ndaj ekipit Eternal Fire, ndërsa pësoi të mërkurën ndaj ekipit NIP.
Astralis ka përgëzuar Bad News Eagles për fitoren.