Për t’i fshehur gjurmët e keqtrajtimeve dhe torturave të shqiptarëve nga pushteti jugosllav, struktura e bodrumit të rektoratit në Prishtinë, duket se është ndërruar. Në disa vende vërehet se janë ngritur mure, e në disa të tjera janë mbyllur hapësirat.
Përndryshe, kjo godinë është ndërtuar nga Perandoria Osmane, si hyrje në garnizon.
Me vonë, në këtë ndërtesë u shkrua historia.
Shqiptarët në Kosovë e filluan një rrugëtim drejt zenitit intelektual. U formua universiteti.
Kjo ishte ngjarja më e madhe në historinë e arsimit të kosovarëve, e në veçanti të shqiptarëve.