Afrim Lajçi, ekspert i ujërave ka thënë se raporti i Shteteve të Bashkuara me katër pika rekomanduese për Ujmanin është i balancuar dhe nuk është në disfavor të Kosovës.
Sipas tij, pika e tretë e raportit e cila parasheh krijimin e një Komisioni lumor për Ujmanin, duhet shikuar në kontekstin kosovar dhe si i tillë duhet analizuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Raporti është i balancuar, dy pikat e para janë inxhinierike-teknike, rehabilitimi i sistemit, krijimi i një komisioni të përbashkët ujor që nuk është i dëmshëm pasi bëhet fjalë për një ujë-rrjedhë ndër-shtetërore prandaj imponohet për të krijuar një Komision për t’i diskutuar këto çështje. Në parim këto pika nuk janë që imponojnë ndonjë disfavor për Kosovën, këtë modelin e këtij Komisioni që është propozuar duhet të trajtohet dhe shikohet në kontekstin kosovar dhe natyrisht edhe raportin si të tillë duhet analizuar”, ka thënë Lajçi në “DESKU ” të KTV-së.