CODEX

Buxhovi: Shqipja duhet ripozicionuar mes gjuhëve indoevropiane

Shkrimtari dhe historiani Jusuf Buxhovi, ka thënë se shqipja duhet ripozicionuar mes gjuhëve indoevropiane.

Sipas tij, përkundër pozicionit të veçantë që i është dhënë gjuhës shqipe si grup më vete, duhet ripërcaktuar pozicioni i shqipes në strukturimet modern të gjuhëve indoevropiane.

I ftuar në emisionin CODEX të KTV-së, Buxhovi i ka thënë teksa ka folur për librin “Shqipja dhe sanskrishtja” të Petro Zhejit.