Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
CODEX

A ekziston Zoti dhe një histori 4-mijëvjeçare e Zotit!

Cila është origjina e idesë së Zotit te njerëzit? A ekziston Zoti dhe çfarë kuptimi ka ekzistenca e Zotit për qenien njerëzore? Kush apo çfarë është Zoti? Për rreth 4 mijë vjet, tri religjione monoteiste: Judaizmi, Krishterimi dhe Islami kanë kultivuar dhe mirëmbajtur besimin në një Zot absolut, duke prodhuar shumë mendim, kulturë dhe filozofi për Zotin. “Një histori e Zotit: studim për 4 mijë vjet histori të Judaizmit, të Krishterimit dhe të Islamit” është një vepër kapitale në historinë krahasimtare të religjioneve.

I shkruar nga studiuesja britanike Karen Armstrong dhe i përkthyer në shqip nga Gëzim Selaci, ky libër prej 600 faqesh, është një udhëtim në historinë e tri feve të mëdha të traditës së Abrahamit, për të parë se si ka evoluar dhe si janë ruajtur idetë për Zotin. Duke analizuar tekstet e shenjta, Torahun, Biblën dhe Kuranin si dhe duke i krahasuar mes tyre, Armstrong nxjerrë të përbashkëtat dhe dallimet për Zotin mes Judaizmit, Krishterimit dhe Islamit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga Zoti i hebrenjve te trinia kristiane e Zotit, përgjatë njëshmërisë absolute të Zotit në Islam, duke kaluar nëpër Zotin e filozofëve, Zotin e mistikëve dhe të reformatorëve, kjo histori 4 mijë vjeçare e Zotit arrin deri te Zoti i luministëve dhe ideja e vdekjes së Zotit, për t'u përmbyllur me një kapitull për të ardhmen e Zotit.

“Një histori e Zotit” nga Karen Armstrong është një studim serioz për ata që duan të njihen me idetë monoteiste, siç gjenden ato në tekstet e shenjta dhe siç janë interpretuar dhe shtjelluar më tutje nga profetët, dijetarët, filozofët, mistikët dhe mendimtarët që janë preokupuar me idetë e Zotit për 4 mijë vjet histori fesh monoteiste.