CODEX

A ekziston Zoti dhe një histori 4-mijëvjeçare e Zotit!

Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Cila është origjina e idesë së Zotit te njerëzit? A ekziston Zoti dhe çfarë kuptimi ka ekzistenca e Zotit për qenien njerëzore? Kush apo çfarë është Zoti? Për rreth 4 mijë vjet, tri religjione monoteiste: Judaizmi, Krishterimi dhe Islami kanë kultivuar dhe mirëmbajtur besimin në një Zot absolut, duke prodhuar shumë mendim, kulturë dhe filozofi për Zotin. “Një histori e Zotit: studim për 4 mijë vjet histori të Judaizmit, të Krishterimit dhe të Islamit” është një vepër kapitale në historinë krahasimtare të religjioneve.

I shkruar nga studiuesja britanike Karen Armstrong dhe i përkthyer në shqip nga Gëzim Selaci, ky libër prej 600 faqesh, është një udhëtim në historinë e tri feve të mëdha të traditës së Abrahamit, për të parë se si ka evoluar dhe si janë ruajtur idetë për Zotin. Duke analizuar tekstet e shenjta, Torahun, Biblën dhe Kuranin si dhe duke i krahasuar mes tyre, Armstrong nxjerrë të përbashkëtat dhe dallimet për Zotin mes Judaizmit, Krishterimit dhe Islamit.