CODEX

Libri që parashikoi politikat e Trumpit

 

Trazirat e janarit të vitit 2021 në Washington DC nga protestat e mbështetësve të Presidentit Donald Trump, kanë rikthyer vëmendjen e kritikëve drejt një libri që duket sikur i ka parashikuar ato.

Fjala është për romanin “Rrëfenja e shërbëtores” i shkruar nga autorja kanadeze Margaret Atwood dhe i botuar më 1985, por ngjarjet e të cilit zhvillohen diku më 2005.