CODEX

Si kishte hyrë Ibrahim Rugova mes Albrightit dhe Holbrooket

Në vitin 1998, Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, i kishte shkruar një letër sekretares amerikane të shtetit, Madeleine Albright ku i thoshte se ai ishte i gatshëm të bisedonte me liderin serb, Sllobodan Millosheviq, me kushtin e vetëm që bisedimet të ndërmjetësoheshin nga diplomati amerikan Richard Holbrooke.

Atë kohë, Rugova nuk e dinte që marrëdhëniet mes sekretares Albright dhe diplomatit Holbrooke ishin të acaruara dhe se ata nuk e duronin njëri tjetrin.

Kjo ngjarje është përfshirë nga George Packer në librin e tij “Njeriu ynë: Richard Holbrooke dhe fundi i shekullit amerikan”, që së fundi është përkthyer edhe në shqip nga Flaka Surroi dhe botuar nga KOHA në Prishtinë.

E nxjerrë nga ky libër, kjo histori është rrëfyer nga Agron Demi, në emisionin CODEX të KTV-së, ku ai ka folur edhe për rastin e takimit të Richard Holbrooket me UÇK-në në Junik, ku ai kishte zbathur këpucët teksa rrinte afër ushtarit Lum Haxhiu.