CODEX

“Bauhaus” - shkolla e arkitekturës që bëri bashkë artin me filozofinë

“Bauhaus” është një nga fjalët kyçe dhe më të hasura në historinë e arkitekturës. Por çfarë është Bauhaus?! Në gjuhën gjermane “bauhaus” do të thotë “ndërtim shtëpie”.

“Bauhaus” është emri i një shkolle të arkitekturës e themeluar në Gjermani dhe e lidhur me tre qytete: Dessau, Weimar dhe Berlin, si dhe me disa emra si Walter Gropius, Paul Klee dhe Wassily Kandinsky.