ÇA KA 3

“Ça ka 3”, episodi i parë – Bulizmi dhe aktiviteti i nxënësve kundër këtij fenomeni

“Ça ka 3”, emisioni për të rinj në KTV është rikthyer pas 16 vjetësh. Në episodin e parë, u trajtua një temë mjaft aktuale siç është bulizmi te nxënësit. Pas rastit brenda oborrit të një shkolle fillore në Prishtinë, nxënësit e 4 gjimnazeve u aktivizuan dhe organizuan një protestë, përmes së cilës bënë thirrje për siguri në shkolla. Në këtë edicion të emisionit u shfaq edhe tregimi emocional i Labinot Azemit, i bulizuar që në fëmijëri. Mes tjerash ai rrëfeu për përjetimin e tij, si dhe për atë se si ka vendosur të bëhet zëri i personave që përjetojnë bulizëm. Nevoja e futjes së lëndës së Edukimit seksual në shkolla dhe nevoja e një psikologu në secilën shkollë, u vu në pah nga psikologë e nxënës të shkollave të mesme. Në fund fare, u interpretua kënga “Scars to your beautiful” nga nxënësja Genca Morina, këngë kjo kushtuar personave që përjetojnë kohë të vështira.

Për më shumë ndiqeni emisionin e plotë.