ÇA KA 3

“Çikat n’STEM”, anime dhe Sara Koci n’Kuti – “Ça ka 3”, edicioni i ri

Në edicionin më të ri të emisionit për të rinj “Ça ka 3” u shfaqën materiale të ndryshme. Flasim për “ÇIKAT N’STEM” një klub i çikave për çika që ka për synim të krijohet një hapësirë kreative dhe mbështetëse për grupmosha të ndryshme. Cili është qëllimi i klubit dhe si munden vajzat e reja të bëhen pjesë e tij? Flasin bashkëthemelueset e këtij klubi Elta Bajrami dhe Jora Zeneli.

Përveç kësaj, në këtë edicion të rinjtë flasin edhe për pasionin e tyre për të lexuar libra anime dhe për të shikuar filma të këtij zhanri. Jo vetëm kaq, në rubrikën “N’kuti” vjen prezantuesja Sara Koci.

Cilat do të ishin 3 vendet në Prishtinë që ajo do t’ia prezantonte një turisti?