Chatroom
Chatroom me mysafirë në studio Erëza Hoti dhe Lirjon Zenelaj - 23.03.2023
Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
Ky edicion i Chatroom-it u karakterizua nga mysafirë të dy fushave të ndryshme që e shoqëruan Agnesën përgjatë emisionit.
Në pjesën e parë patëm mundësinë të njihemi me më të rejat e showbizi-t dhe një lidhje direkte me gazetarin Leart Avdiu, me të cilin ndër të tjera folëm edhe për gripin sezonal. Në pjesën e dytë, mysafirja e parë ishte moderatorja Erëza Hoti me të cilën bashkëbiseduam për sfidat e punës në radio dhe dashurinë që ka ajo për të, ndërsa në pjesën e fundit u njohëm me Lirjon Zenelajn, një këngëtar aktiv në shumë mbrëmje muzikore, i cili na njoftoi edhe për projektet e reja. Për më tepër ndiqni emisionin në linkun e mësipërm.
