Pedro Porro është konfirmuar në pozitën e mbrojtësit të djathtë të Spanjës, pas paraqitjes impresive në gjysmëfinale ndaj Francës, që përfshiu edhe një gol të bukur.
Dy vjet pasi Marc Cucurella e përdori “Euro 2024” për t’u shndërruar në zgjedhje të padiskutueshme për pozitën e mbrojtësit të majtë, Porro po e bënë të njëjtën gjë në krahun tjetër të mbrojtjes.
Me largimin e Dani Carvajalit dhe Jesus Navasit, pozita e mbrojtësit të djathtë te Spanja dukej e hapur për konkurrentët. Marcos Llorente vlerësohej favorit, pas një edicioni të mirë tek Atletico Madridi. Por përzgjedhësi Luis de la Fuente e mbajti derën hapur për Porron.
Për një kohë, përzgjedhësi i Spanjës ndryshoi ata. Pastaj u ndal në favor të Porros. Mbrojtësi i Tottenham Hotspurit la përshtypje kundër Arabisë Saudite, e ngriti nivelin kundër Austrisë dhe e përsëriti këtë kundër Portugalisë.
Kundër Francës, ai bëri paraqitjen më të mirë. Përballoi lojtarë si Kylian Mbappe, Bradley Barcola dhe Desire Doue. Për më tepër e konfirmoi fitoren me gol të shkëlqyer dhe u shpall më i vlefshmi i finales.
Edhe
Kush ishte lojtari i ndeshjes Francë – Spanjë?
“Jam shumë i kënaqur me qasjen e ekipit, nga fillimi deri në fund. Kemi bërë çdo gjë që është dashur të bëjmë. Është ëndërr e bërë realitet”, ka theksuar Porro.
Ngritja e tij solli një ndjesi simetrie futbollistike. Shansi i Cucurellas në Euro 2024 erdhu kur Alejandro Grimaldo pritej të paraqitej në krahun e majtë të mbrojtjes. Grimaldo kishte fituar Bundesligën me Bayer Leverkusenin e Xabi Alonsos.
Por Cucurella u bë mbrojtësi i parë i majtë i Spanjës. U shpall lojtari më i mirë i asaj pozite në Evropian dhe pas Botërorit do të luajë për Real Madridin.
Tani Porro e ka bërë të pamundur injorimin e rastit të tij.
Ndërhyrjet e tij të suksesshme janë pjesë e tregimit. Por vlera e tij ka të bëjë edhe me mbulimin e hapësirës, zgjedhjen e kohës së duhur për të sulmuar dhe ofrimin për Lamine Yamalin të balancës së duhur në krahun e djathtë.
Kishte edhe momente të vështira. Një pjesë e tifozëve ende e kujtojnë gabimin që ia dha Skocisë mundësinë për gol në humbjen 2:0 të Spanjës në fillim të mandatit të De la Fuentes, në kualifikimet për Euro 2024.
Ndaj Francës, Porro largoi dyshimet. Tottenhami vazhdoi kontratën me 26-vjeçarin gjatë Botërorit, pavarësisht interesimit nga skuadra të tjera, ku përfshihet Manchester City. Dhe te Tottenhami mund të ndiejnë se vepruan me mprehtësi, sa edhe Porro në krahun e djathtë të Spanjës.
Edhe
Pedro Porro: Ëndërr e bërë realitet
Një test i fundit mbetet për Porron – finalja e së dielës ndaj Argjentinës. Do të jetë rast që Porro ta shndërrojë një Botëror të shpërthimit në diçka dukshëm më të madhe.