Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Martinez i kënaqur me reagimin e Portugalisë

2 muaj më parë / 23 qer 2026 21:50
Roberto Martinez

Përzgjedhësi i Portugalisë, Roberto Martinez, është ndarë i kënaqur me reagimin e ekipit të tij pas barazimit befasues ndaj Kongos.

Portugalia fitoi 5:0 ndaj Uzbekistanit të martën. Ronaldo shënoi dy gola për portugezët.

“Ky ishte reagimi që patëm në dhomën e zhveshjes. Ka raste kur ke nevojë për një ndeshje si e para për t’u rritur në turne. Sot pamë një ekip me të njëjtin qëndrim dhe përkushtim, por me pjekuri më të madhe sepse nuk ishte më ndeshja hapëse. Jam shumë i kënaqur me rezultatin”, ka thënë Martinez.

Ronaldo hesht kritikët - dy gola e shumë rekorde

2 muaj më parë / 23 qer 2026 21:02
rrr

Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, u bë lojtari i parë që shënoi gol në gjashtë turne të ndryshme të Kupës së Botës të martën, duke shënuar dy gola në fitoren e thellë 5:0 të Portugalisë kundër Uzbekistanit.

41-vjeçari Ronaldo bëri histori në minutën e gjashtë kur Joao Cancelo asistoi për golin e epërsisë 1:0. Ai vrapoi drejt stolit dhe festoi me shokët e tij të ekipit pas golit.

Ai shënoi përsëri në minutën e 39-të kur pranoi një pasim nga Bruno Fernandesit. Shënoi golin e dytë personal për rezultatin 3:0.

Golin e dytë për Portugalinë e shënoi Nuno Mendes në minutën e 17-të, kurse epërsinë 4:0, Portugalia e ngriti në minutën e 60-të pas autogolit të portierit të Uzbekistanit, Abduvakhid Nematov.

Tre minuta para fundit të ndeshjes që u zhvillua në Huston të martën mbrëma, Portugalia shënoi golin e pestë.

Për rezultatin përfundimtar 5:0, golin e shënoi zëvendësuesi, Rafael Leao.

Dy golat e bëjnë Ronaldon lojtarin e dytë më të vjetër që shënon në një Kupë Bote, pas sulmuesit kamerunas, Roger Milla, i cili ishte 42-vjeçare kur shënoi në turneun e vitit 1994 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Golat e Ronaldos vijnë pas kritikave për dështimin për të shënuar gol në barazimin 1:1 të Portugalisë kundër Kongos në ndeshjen e parë.

Ronaldo dhe kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, janë vetmit lojtarë në histori që luajnë në gjashtë turne të Kupës së Botës. 

Ndërsa ai ndan rekordin për më shumë turne me Messin, Ronaldo është i vetmi që shënon gol në çdo Botëror pasi Messi dështoi të shënonte gol në Kupën e Botës 2010 në Afrikën e Jugut.

Ronaldo u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Portugalisë me dhjetë gola në Kupa të Botës. Ai theu rekordin e legjendës portugeze, Eusebio. 

Messi ka 18 gola pas “hat-trickut” në fitoren 3:0 të Argjentinës kundër Algjerisë dhe dy golave të tjerë të hënën kundër Austrisë që e bëjnë atë golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave në historinë e Botërorit

Ndeshja e së martës ishte e 230-ta në karrierën ndërkombëtare të Ronaldos, që është më e shumta në histori.

Ronaldo 41-vjeçar ka 975 gola në karrierë.

Ky pritet të jetë Botërori i fundit për Ronaldon, i cili fitoi Kampionatin Evropian me Portugalinë në vitin 2016 dhe Ligën e Kampionëve pesë herë me Manchester United dhe Real Madrid.

Leao shënon gol, 5:0 për Portugalinë

2 muaj më parë / 23 qer 2026 20:55
leo

Rafael Leao e ka shënuar golin e pestë për Portugalinë në ndeshjen kundër Uzbekistanit. 

Leao shënoi golin për 5:0 në minutën e 87-të.

Ronaldo thellon epërsinë ndaj Uzbekistanit

2 muaj më parë / 23 qer 2026 20:27
Ronaldo

Portugalia ka shënuar golin e katërt.

Në fakt, u realizua autgol nga portieri Abduvohid Nematov.

Ai devijoi topin në rrjetë në minutën e 60-të për rezultatin 4:0.

Ronaldo vendos dy rekorde për 45 minuta

2 muaj më parë / 23 qer 2026 19:54
ron

Photo: Associated Press

Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka vendosur dy rekorde pas golave të shënuar në pjesën e parë ndaj Uzbekistanit.

Ronaldo u bë lojtari i parë që shënoi gol në gjashtë turne të ndryshme të Kupës së Botës të martën. 
Ronaldo fillimisht barazoi rekordin e Eusebios me golin e minutës së gjashtë, ndërsa me golin e dytë të minutës së 39-të u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Portugalisë me dhjetë gola në Kupa të Botës, në paraqitjen e tij të 230-të. Ai theu rekordin e legjendës portugeze, Eusebio. 

Ronaldo 41-vjeçar ka 975 gola në karrierë.

Ronaldo është lojtari i dytë më i vjetër që shënon në një Kupë Bote, pas sulmuesit kamerunas, Roger Milla, i cili ishte 42-vjeçar kur shënoi në Botërorin e vitit 1994 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ronaldo u përgjigjet kritikëve me dy gola. Ai u kritikua për paraqitje të zbehtë në barazimin 1:1 të Portugalisë kundër Kongos në ndeshjen e parë.

Ronaldo dhe kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, janë aktualisht të vetmit lojtarë në histori që paraqiten në gjashtë Kupa të Botës.

Ky mund të jetë Botërori i fundit për Ronaldon, i cili e fitoi Evropianin me Portugalinë në vitin 2016 dhe ligën e Kampionëve pesë herë me Manchester Unitedin dhe Real Madridin.

Tjetër gol nga Ronaldo, vendos rekord

2 muaj më parë / 23 qer 2026 19:42
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka shënuar tjetër gol në Kupën e Botës 2026.

Ronaldo shënoi golin e dytë personal për Portugalinë që është duke fituar 3:0 ndaj Uzbekistanit.

Ronaldo bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Portugalinë në Kupën e Botës. Ronaldo fillimisht barazoi rekordin e Eusebios, ndërsa me golin e dytë vendos rekord. Eusebio mbetet me nëntë gola.

Është goli i 975 i Ronaldos në karrierë.

Ronaldo arrin shifrën e 974 golave në karrierë

2 muaj më parë / 23 qer 2026 19:34
ronaldo

Me golin e realizuar ndaj Uzbekistanit, superylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, ka arritur shifrën e 974 golave në karrierë.

Ronaldo realizoi golin e parë në Kupën e Botës 2026. Ai e shënoi golin e epërsisë 1:0 në minutën e gjashtë. 

U bë lojtari i parë që ka shënuar gol në gjashtë Kupa të Botës.

Në total në Kupën e Botës, Ronaldo ka nëntë gola.

Portugalia realizon golin e dytë

2 muaj më parë / 23 qer 2026 19:18
Nuno Mendes

Portugalia e ka shënuar golin e dytë ndaj Uzbekistanit.

Golin për 2:0 e shënoi Nuno Mendes.

Ai ishte i saktë nga goditja e dënimit në minutën e 17-të.

Ronaldo bëhet lojtari i parë që shënon në 6 Kupa Bote

2 muaj më parë / 23 qer 2026 19:14
ronaldo

Photo: Associated Press

Ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, është bërë lojtari i parë që shënon gol në gjashtë Kupa të Botës.

Ronaldo shënoi golin e epërsisë 1:0 ndaj Uzbekistanit në minutën e shtatë.

Për Ronaldon ishte goli i parë në Kupën e Botës 2026.

Golin e 144 për Portugalinë, Ronaldo e arriti në paraqitjen e tij të 230-të.

Ai ka barazuar rekordin e Eusebios si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Portualinë në Kupën e Botës. Ronaldo e Eusebio kanë nga nëntë gola në Botëror.

Ronaldo shënon golin e parë në Botëror

2 muaj më parë / 23 qer 2026 19:08
ronaldo

Photo: Associated Press

Ronaldo e ka shënuar golin e parë në Kupën e Botës 2026. 

Ronaldo realizoi golin e epërsisë 1:0 për Portugalinë kundër Uzbekistanit.

Ronaldo e shënoi golin e epërsisë në minutën e shtatë.

Me gjithë kritikat, Ronaldo titullar ndaj Uzbekistanit

2 muaj më parë / 23 qer 2026 17:46
Cristiano Ronaldon

Me Cristiano Ronaldon në fushë, Portugalia synon fitoren e parë në Kupën e Botës kundër Uzbekistanit.

Ndeshja Portugali – Uzbekistan luhet sonte nga ora 19:00 në Huston dhe i takon Grupit K.

Ronaldo do të jetë i vetëm në sulm, ndërsa do të mbështetet nga treshja ofensive, Joao Felix, Pedo Neto dhe Bruno Fernandes,

Superylli portugez, Ronaldo, është një nga lojtarët më të pëlqyer nga tifozë të futbollit në vendin aziatik, Uzbekistan. Por sonte do të jetë kundërshtar i tyre për 90 minuta. 

Portugalia luajti baras në ndeshjen e parë kundër Kongos.

Lojtari më i kritikuar në barazimin 1:1 të Portugalisë, ishte Cristiano Ronaldo.

Por ai do t’i prij sulmit të portugezëve ndaj Uzbekistanit.