Peruja mori pjesë në Botërorin 1930, por u eliminua në fazën e grupeve në Uruguai. Ky shtet dështoi të kualifikohej në Botërorin aktual. Por, popullsia e këtij vendi vazhdon ta ndjekë ngjarjen globale dhe kanë krijuar menjëherë idhujt e tyre. Në mesin e më të dashurve te populli peruan është Erling Haaland, dhe regjistri civil e dëshmon këtë.
Peruja ka njoftuar se 468 fëmijë në Peru e mbajnë mbiemrin e sulmuesit të Norvegjisë, si emër të parë. 91 fëmijë të tjerë të lindur së fundmi, janë regjistruar me emrin e plotë, Erling Haaland.
Zëdhënësi i Qeverisë së Perusë, Ivan Torres, ka thënë se “Haalandi është peruan”.
“Yjet e futbollit shërbejnë si inspirim për t’i regjistruar fëmijët peruan me emrat e tyre. Haalandi është po ashtu peruan”, ka deklaruar ai.
Kjo është kthyer si traditë në Peru. 3402 persona që u lindën në Peru e mbajnë emrin e Messit, 292 prej tyre e kanë emrin e plotë të superyllit argjentinas.
Me mijëra njerëz mbajnë edhe emrat e Cristiano Ronaldos, Lamine Yamalit e Neymarit.