Zvicra do të luajë me Suedinë në fazën e ardhshme të Kupës së Botës.
Përfaqësuesja, ku marrin pjesë katër futbollistë me prejardhje shqiptare, kaloi Grupin E nga pozita e dytë.
Ajo do të luajë në 1/8 e finales me fituesin e Grupit F, Suedinë, më 3 korrik.
Brazili, që kaloi këtë fazë nga pozita e parë në Grupin E, do të përballet me Meksikën më 2 qershor në Samara me fillim prej orës 16:00.