Mesfushori shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka, ka thënë se përfaqësuesja zvicerane është e gatshme që të vazhdojë ëndrrën në Botëror.
Zvicra kaloi në mesin e 16 më të mirëve të botës me fitoren ndaj Serbisë dhe duke barazuar me Brazilin e Kosta Rikën në Grupin E.
“16 të fundit! Raundi i ardhshëm ne po vijmë! Dhe jemi gati për të punuar akoma për të vazhduar ëndrrën për ne”, ka shkruar Xhaka në Instagram.
Xhaka ishte golashënues në fitoren e rëndësishme 2 me 1 ndaj Serbisë.
Në 1/8 e finales, Zvicra luan me Suedinë.
Artikuj të ngjashëm