Një cikël i qetë eliminator udhëhequr nga sulmuesit dhe po ashtu dalja në skenë e disa lojtarëve të rinj, i ka dhënë ish-kampionit të botës Uruguait arsye për të qenë optimist për mundësitë në Kupën e Botës në Rusi muajin e ardhshëm.
Uruguai, fitues i Kupës së Botës së parë në vitin 1930 dhe sërish në vitin 1950, ka fituar nëntë dhe ka barazuar katër nga 18 ndeshjet në ciklin eliminator të Amerikës së Jugut, për të përfunduar në vendin e dytë në grupin me dhjetë përfaqësuese, para Argjentinës dhe prapa kampionit të pesëfishtë të botës, Brazilit, shkruan Koha Ditore.
Arritja direkte në Kupën e Botës është në kontrast me ciklet eliminatore të kaluara, kur Uruguai kualifikohej nëpërmjet plejofit ndërkontinental si në vitet 2002, 2010 dhe 2014, ndërsa dështoi tërësisht të kualifikohej në vitin 2006.
Kundër nikoqires Rusisë, Egjiptit dhe Arabisë Saudite, në Grupin A të Botërorit, Uruguai llogaritet favorit për të arritur në 1/8 e finales, një gjë që gjithmonë ishte arritur nën urdhrat e seleksionuesit Oscar Tabarez... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)