Panamaja e ka përfunduar Botërorin pa shënuar asnjë fitore, e cila sonte u mposht nga Tunizia.
Kjo ishte ndeshja e fundit për të dy kombëtaret në Botëror, pasi që nuk kanë arritur të sigurojnë kualifikimin në rrethin tjetër të Kampionatit Botëror.
Tunizia fitoi me rezultat 2-1. Pjesën e parë Panamaja e mbylli me epërsi 1-0, por tunizianët arritën që të rikthehen në lojë dhe të marrin fitore, transmeton kp.
Dy kombëtarët tjera të Grupit G, Belgjika dhe Anglia kanë siguruar kalimin në 1/8 e finales. Belgjika sonte mposhti Anglinë me golin e shënuar nga Adnan Januzajt.