Në sfidën për vendin e tretë në Botërorin “Rusia 2018” kombëtarja e Anglisë rrezikon të jetë pa tre lojtarë ndaj Belgjikës.
Sky Sport raporton se Kieran Trippier, Kyle Walker dhe Jordan Henderson janë në dyshim për ndeshjen e së shtunës ndaj Belgjikës për shkak të lëndimeve, transmeton Koha.net.
Të tre këta lojtarë kanë pësuar lëndime në gjysmëfinale ndaj Kroacisë, të cilën Anglia e humbi me rezultat prej 2 me 1 në vazhdime.