Augusto Caceres, 81-vjeçar, gati sa kishte humbur shpresat që të shihte Perunë e tij sërish në një Kupë të Botës në jetën e tij.
Ai kishte qenë në 13 botërorë rresht, duke nisur nga viti 1970. Dhe në pjesën më të madhe të tyre, Peruja kishte dështuar në vazhdimësi të kualifikohej, shkruan “New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Prapë, Caceres shkonte dhe shpresonte që Peruja disi do të kualifikohej në Kupë të Botës për herë të parë që nga viti 1982. Dhe Peruja tash është në Kupë të Botës.
Duke darkuar në një restorant në Saransk, në qytetin ku Peruja bëri kthimin në Kupën e Botës, ku pësoi 1:0 të shtunën nga Danimarka, Caceres foli për aventurat e tij, për lojtarët e mëdhenj dhe skuadrat e mëdha që ka parë gjatë viteve dhe për mungesat e vazhdueshme të Perusë.
“Unë kthehesha në shtëpi çdo vit dhe ata nuk ishin përmirësuar”, thotë ai, duke rikujtuar vitet e dështimit dhe po ashtu përfaqësueset e Perusë që luajtën futboll të mirë, por u mungoi fati. “Në futboll fiton duke shënuar gola dhe kur kaluan dhjetë vite unë mendova se Peruja kurrë nuk do të kualifikohet më sa të jem gjallë” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)