Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Tifon për Zvicrën në Zhegër, Beogradi e cilëson provokim ndaj serbëve

“Pamje shokuese në fshatin e lindjes së Shaqirit në Kosovë! Shqiptarët provokojnë ashpër serbët, në prag të ndeshjes me Zvicrën”, janë tituj që kanë pushtuar faqet e para të shtypit në Beograd.

Banorët e fshatit Zhegër, afër Gjilanit (në Kosovë), me paturpësi provokojnë serbët para ndeshjes me Zvicrën, shkruan “Kurir” i Beogradit, përcjell Koha.net.

Nëpër gjithë fshatin që nga orët e para të mëngjesit valëviten flamujt e Zvicrës! Në secilën shtyllë të fshatit janë vendosur flamujt e rivalit të sotshëm të Serbisë, shkruan kjo gazetë.

Zhegra është fshati i lindjes së reprezentuesit të Zvicrës, Xherdan Shaqirit, i cili shfrytëzon çdo rast për të provokuar futbollistët dhe simpatizuesit e Serbisë.

Banorët vendës të këtij fshati e kanë bërë të qartë se sonte do të anojnë me zjarr kundër Serbisë, shkruan “Kurir”, transmeton Koha.net.

Për përfaqësuesen e Zvicrës luajnë katër shqiptarë. Zvicra në ndeshjen e parë në këtë Botëror, kundër Brazilit, e përfundoi me rezultat të barabartë, rikujton Koha.net.

Edhe “Hajde, Zvicër”, gazeta helvete “flet shqip” para ndeshjes me Suedinë Botërori 2018 “Hajde, Zvicër”, gazeta helvete “flet shqip” para ndeshjes me Suedinë

Ndeshja midis Serbisë e Zvicrës zhvillohet sonte, në orën 20.

{gallery}