Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Suksesi mbulon problemet në futbollin kroat

Kroacia është në frymë festive. Para fundit të ndeshjes, një i ri i veshur me fanellën kuq e bardhë të Kroacisë nxitoi në drejtim të gazetarëve në zonën e tifozëve në qendër të Zagrebit.

"Nëse fitojmë, do të zhytem në atë fontanë", u tha ai gazetarëve, transmeton Koha Ditore.

Disa sekonda më vonë, një festë e madhe shpërtheu në shesh, ai u zhyt në fontanë, ndërsa atë e ndoqën edhe disa të tjerë, duke bërtitur dhe duke u spërkatur me ujë në gjendje ekstaze.Më pas u ndezën fishekzjarrët.

Kroacia triumfoi të mërkurën mbrëma në Moskë me shifrat 2:1 ndaj Anglisë pas shtesave, dhe të dielën në finale po në Moskë do të ndeshet me Francën.

"Anglia po shkon në shtëpi dhe ne po shkojmë në finale!", bërtiti një vajzë me faqe të ngjyrosura me ngjyra kuq e bardhë. "Ne jemi një vend aq i vogël, por dimë të luajmë futboll!". (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).